RMV, pas mesnate ndryshon çmimi i benzinës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin pas mesnate bëhet rritja e çmimit të benzinës Eurosuper 95 për 2 denarë, ndërsa çmimet e derivateve tjera mbeten ashtu siç janë, transmeton Portalb.mk.

Pas mesnate çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS  95- 92,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98- 94,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V)- 99,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1)- 93,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU- 50,067 (denarë/kilogram)

Tregtarët me shumicë dhe pakicë, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button