RMV, vendimet nga mbledhja e  99-të e Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur mbledhjen e 99-të nga ku u miratuan disa vendime, transmeton Portalb.mk.

Në këtë mbledhje u miratua teksti i kërkesës drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar për sigurimin e një linje kredie për kujdes dhe likuiditet.

“Linja e kredisë për kujdes dhe likuiditet është në vlerën 530 milionë euro. Mjetet nga linja kreditore janë të destinuara për të mbështetur Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, informojnë nga Qeveria.

Gjithashtu u vendos për marrjen e masës për mbështetje financiare me llogaritjen e dallimit të çmimit të energjisë termike operatorëve të aktiviteteve energjetike në tregun e energjisë termike, për energjinë termike të konsumuar nga konsumatorët e kategorisë familjare,  në kushtet e një situate krize në furnizimin me energji termike.

“Ky vendim për sezonin e ri të ngrohjes praktikisht nënkupton vazhdimin e subvencionimit nga ana e Qeverisë në pjesën e faturave të energjisë termike  të amvisërive, për të mbrojtur amvisëritë nga çmimi më i lartë i energjisë termike siç ka qenë edhe deri më tani. Masa për mbështetje financiare është paraparë të realizohet në përputhje me të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të përcaktuara me marrëveshjet e lidhura ndërmjet Shoqërisë aksionare për prodhimin e energjisë elektrike EMV, në pronësi shtetërore, Shkup dhe bartësit e licencës për furnizim me energji termike. në zonën e qytetit të Shkupit”, njoftoi Qeveria.

Nga atje thonë se masa i referohet periudhës kohore nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, deri në skadimin e afatit të ekzistencës së përcaktuar të situatës së krizës në furnizimin me energji termike.

Mes tjerash sot u miratuna edhe Informatat lidhur me nevojën për lidhjen e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit Federal të Zvicrës, për themelimin e partneritetit për migrim, dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Memorandumit. Nënshkrimi i këtij Memorandumi, sipas sqarimit të MPB-së, do të kontribuojë në avancimin, thellimin dhe zgjerimin e dialogut në fushën e migracionit.

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike. Me këtë, gjendja e krizës në energjetikë u vazhdua edhe për gjashtë muaj, gjegjësisht deri në prill të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button