Parashikimi i motit në RMV: Sot me diell, në fundjavë me vranësira dhe shi

Moti sot në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, njoftoi DPHM, transmeton Portalb.mk.

Deri në fund të ditës nga ana tjetër, do të përhapen vranësira të konsiderueshme nga perëndimi.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare jugore.

Temperaturat minimale sot do të lëvizin nga 0 deri në 8, ndërsa ato maksimale nga 19 deri në 24 gradë.

Megjithatë gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm (mbi 35 l/m2), sidomos nga e shtuna drejt fundit të ditës deri në mëngjesin e së dielës. Pritet të bjerë shi më shumë se 35 litra për metër katror.

Të shtunën do të fryjë erë herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 65 kilometra në orë nga drejtimi juglindor. Deri të dielën temperaturat ditore kudo do të zbresin me rreth 10 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button