Kuvendi e miratoi Konventën e rishikuar PEM, ndërsa nuk i miratoi ndryshimet e Ligjit për veprimtarinë e hotelerisë

Deputetët në seancën e sotme të 73-të dhanë mbështetje për Konventën e rishikuar PEM për eksport në tregjet e CEFTA-s, që ishte një nga kërkesat e sektorit të biznesit, raporton MIA.

Në këtë seancë nuk u miratua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtarinë e hotelerisë.

Deputetja Lidija Petkovska nga VMRO-DPMNE theksoi se arsyeja pse është dorëzuar projektligji për veprimtari të hotelerisë është se zbatimi i deritanishëm i ligjit e ka imponuar nevojën për rregullimin e mënyrës në të cilën udhëhiqet regjistri në të cilin si kategori nuk janë nuk përfshirë hotelet. Me ndryshimet e propozuara, Petkovska konsideron se do të rregullohen kushtet të cilat shërbimet e hotelerisë do të jepen edhe në hostelet të cilat për momentin po shfrytëzohen.

Dime Velkovski nga LSDM, në replikë të deputetes Petkovska, tha se ajo që e kanë dorëzuar me këtë zgjidhje ligjore, nuk e zgjidh tërë problemin dhe se nevojitet një zgjidhje konkrete e përgjithshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button