Bytyqi: Duhet të ketë rritje të caktuar të çmimit të rrymës, por shikojmë që shtrenjtimi të jetë sa më i butë

Rritja e mundshme e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) për energjinë elektrike nga 5 në 10 për qind nga 1 janari i vitit të ardhshëm është vetëm një nga zërat në çmimin përfundimtar të përcaktuar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE), por jemi ende shumë larg për të parë të gjithë parametrat, ndërsa KRRE të përcaktojë se cili do të jetë ndikimi, vlerësoi sot zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi, transmeton Portalb.mk.

“Ne akoma jemi duke bërë përllogaritje se çfarë nënkuptojë imputimet për vitin e ardhshëm. Prandaj kemi një vit e gjysmë që po marrim masa që kontributi në përcaktimin e çmimit për vitin e ardhshëm të mos jetë goditje për vetë qytetarët”, tha Bytyqi në një pyetje pas hapjes zyrtare të Kongresit të dytë të Maqedonisë për rrugët 2022” organizuar nga Shoqëria rrugore.

Ai përkujtoi se Qeveria përmes EMV-së i ka ofruar rrymë “EVN Home” me çmim shumë më të ulët të subvencionuar.

“Mund të jetë një nga gjërat për të zbutur rritjen e mundshme, por jemi ende larg të shohim të gjithë parametrat, ndërsa KRRE të përcaktojë se cili do të jetë ndikimi. Jemi të vetëdijshëm se kriza energjetike është këtu dhe se duhet të ketë rritje të caktuar të çmimit të energjisë elektrike, por duhet të jetë sa më e butë për të reduktuar ndikimin tek qytetarët. Mendoj se është imperativ për Qeverinë”, tha Bytyqi.

Përndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 30 shtator e votoi vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës për shkak të mungesës së energjisë elektrike në territorin e gjithë shtetit, si dhe për shkak të mungesës së energjisë termike.

Me këtë, gjendja e krizës në energjetikë u vazhdua edhe për gjashtë muaj, gjegjësisht deri në prill të vitit të ardhshëm.

Më 28 shtator, në seancën e 85-të të Qeverisë së RMV-së u miratua ndarja e 1.1 miliard denarëve për furnizim të vazhdueshëm me energji termike. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqaroi që do të subvencionohet për 80% energjia elektrike për 650 mijë shtëpi, ndërsa rreth 70 mijë kompani do të kenë energji elektrike tri herë më pak se çmimi i tregut. Kjo do të vlejë për kompanitë e vogla me qarkullim vjetor deri 2 milionë euro.

Nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button