Policia liroi të arrestuarin për kërcënimet me bombë dhe bastisi shtëpinë e tij

Pas marrjes në pyetje, policia ka liruar të ndaluarin N.N. për kërcënimet me bombë në shkollat e mesme në Shkup, transmeton Portalb.mk.
“Pas bisedës zyrtare, në koordinim me prokurorinë publike, është bërë bastisje në shtëpinë e N.N., i cili është ndaluar dje për shkak të ekzistimit të dyshimit për lidhje me kërcënimet për vendosjen e bombave në shkollat e mesme në Shkup”, njoftoi Ministria e Brendshme.
Nga shtëpia e tij janë marrë mjete për ekspertizë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit, shtoi policia.
Platforma e quajtur “Conservativ.mk” ka njoftuar mbrëmë në profilin e saj në Facebook se anëtari dhe aktivisti i saj, Nikolla Nikollovski është personi i arrestuar për lidhje të dyshuar me kërcënimet me bombë që iu bënë disa shkollave të mesme në kryeqytet, por se është arrestuar padrejtësisht.
Në përshkrimin për punën e platformës “Conservativ.mk”, të publikuar në faqen e tyre, thuhet se është një lëvizje, angazhimet kryesore të së cilës janë demokracia, tregu i lirë, mjedisi i shëndetshëm, si dhe konservatorizmi si ideologji dhe liberalizmi klasik si orientimet e djathta ose qendrës së djatht.
Në profilin e Facebook-ut të platformës “Koznervativ.mk”, ndër të tjera mund të shihni postime të disa muajve më parë ku i bëhet thirrje Qeverisë që të refuzojë propozimin francez dhe të mbështesë protestën e organizuar nga VMRO-DPMNE më 5 korrik.
Përndryshe, nga 26 tetorI në SPB Shkup disa herë është denoncuar se email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme. Ndërsa së fundmi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit.
- LEXO: Policia sot ka arrestuar një person në lidhje me bombat në shkollat e Shkupit
- LEXO: Sërish kërcënim për bomba, u evakuuan gjashtë shkolla në Shkup
- LEXO: Spasovski për denoncimet e rrejshme për bomba: I dimë mejlet të cilët janë lëshuar nga jashtë shtetit
- LEXO: MASH: Shkollat duhet të mbeten mjedis i sigurtë për të rinjtë, ndërprerjet e mësimit nuk shkojnë në dobi të zhvillimit të tyre të rregullt
- LEXO: RMV, email i ri me paralajmërim se ka bombë në “Nikolla Karev”, nxënësit u evakuuan menjëherë
- LEXO: Edhe paraqitjet e sotme për bomba në nëntë shkollat e mesme të Shkupit janë të rrejshme
- LEXO: Spasovski për kërcënimet e rreme për bomba në shkolla: Kemi informacione fillestare se nga ku janë dërguar emailet
- LEXO: MPB: Kërcënimet për bombë në tetë shkollat e Shkupit janë të rrejshme