Sot në kuadër të Procesit të Berlinit, Kosova pritet të nënshkruajë tre marrëveshje

Takimi në kuadër të Procesit të Berlinit ka nisur në ora 09:15, ku kancelari gjerman, Olaf Scholz mban fjalim para liderëve. Në kuadër të këtij takimi, Kosova pret të nënshkruhen tre marrëveshje, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti. Në organizim nuk do të jetë i pranishëm presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton TCH.

Në kuadër të këtij procesi, nga ekzekutivi i Kosovës është bërë me dije se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për nënshkrimin e marrëveshjeve për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.

Pas hyrjes në fuqi të këtyre marrëveshjeve, fillon edhe konkretisht zbatimi i tregut të përbashkët rajonal, i cili do të bëjë heqjen graduale të kufizimeve dhe barrierave mes mbi 17 milionë banorëve të Ballkanit Perëndimor.

Agjenda:

08.45 – Mbërritja e delegacioneve në Kancelarinë Federale

09.15 – Hapja e samitit “Procesi i Berlinit 2022”

Fjalë e hapjes nga z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë
Fjalë e znj. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian

09.30 – Sesioni i parë i punës “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”

Fjalë e Kryeministrit (3 minuta)

10.20 – Foto zyrtare

10.50 – Sesioni i dytë i punës “Sigurimi i furnizimit me energji dhe gjetja e burimeve të reja energjetike”

Fjalë e Kryeministrit (3 minuta)

11.45 – Ceremonia e nënshkrimit të tre marrëveshjeve rajonale për lëvizshmërinë

12.00 – Takim zyrtar me përfaqësues të Forumit Rinor dhe atij të Shoqërisë Civile

14.15 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Kancelari Scholz, Presidentja e Komisionit të BE-së Von der Leyen dhe z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, si mikpritësi i Samitit të ardhshëm të Berlinit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button