Kryeministri Kovaçevski u ka dërguar partive ftesat për takim liderësh

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski u ka dërguar ftesat të gjitha partive parlamentare për takimin e liderëve i cili duhet të mbahet të hënën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, konfirmuan nga Qeveria për 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri dje paralajmëroi se do t’i ftoj partitë në takim liderësh, ndërsa qëllimi i takimit është që të hapet diskutimi për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut, por edhe për vendimet të cilat në periudhën vijuese duhet të miratohen në Kuvend me konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.

Kjo nënkupton hapjen e Kushtetutës dhe miratimin e ndryshimeve të nevojshme për përfshirjen e bullgarëve dhe popujve të tjerë në preambulë.

Pritet të shihet nëse liderët do ta pranojnë ftesën e kryeministrit.

Ndryshe, Parlamenti do të duhet mbledhë shumicën e kërkuar prej dy të tretash për të miratuar ndryshimet kushtetuse të kërkuara nga Bullgaria. Kjo nuk dihet se si do të ndodhë, pasi pushteti nuk ka numra, ndaj kjo është edhe arsyeja e ftesës së kryeministrit për takim liderësh.

Nga ana tjetër, nëse hapen këto ndryshime kushtetuese, partitë shqiptare duan që edhe 20% në Kushtetutë të zëvendësohet me “shqiptarë”, duke e paralajmëruar edhe si kushtëzim për mbështetjen e ndryshimeve kushteutese. ASH paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme, do të prezantojë pakon e kushteve për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button