Kryqi i Kuq i Maqedonisë dërgoi 778.5 ton ndihmë në Serbi dhe Bosnje

Në kuadër të aksionit për grumbullimin dhe dërgimin e ndihmave humanitare për të prekurit në katastrofën në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, Kryqi i Kuq i Maqedonisë nga 19 Maji deri më 4 qershor ka dërguar gjithsej 40 furgona me 778.582 kilogram ndihma humanitare, vlera e të cilave kap 293.279 euro.

Ndihma humanitare, e cila ka arritur nga qytetarët e Maqedonisë nga institucionet dhe kompani të ndryshme përmbante, produkte ushqimore, mjete higjienike, veshmbathje etj, njoftojnë nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë.

Nëpërmjet thirrjeve special për donacion në tre telefonat mobil janë grumbulluar gjithsej 10.259.755 denarë apo 166.825 euro. Ndërkaq në xhirollogari janë grumbulluar 7.530.179 denarë apo 122.440 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button