Manuel Neuer rrëfen për herë të parë problemin e tij

Portieri i Bayern Munich dhe Gjermanisë, Manuel Neuer, ka zbuluar se i është nënshtruar tre operacioneve për kancer të lëkurës në fytyrë, raporton ABC.

Lojtari 36-vjeçar, i cili është një nga portierët më të mëdhenj në historinë e sportit, tha se historia e tij e kancerit ishte forca shtytëse pas vendimit të tij për t’u bashkuar me kampionen e tre herë të tenisit, Angelique Kerber, për të nisur një trajtim të lëkurës.

“Ne të dy kemi një histori shumë personale të sëmundjeve të lëkurës. Në rastin e Angelique është hiperpigmentim i lidhur me diellin dhe në rastin tim është kanceri i lëkurës në fytyrën time, të cilën e kam operuar tashmë tre herë”, tha Neuer

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button