Konfirmohet vendimi për grevë në “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, kërkohet që Mitovski të largohet nga funksioni u.d. drejtor

Vendimin për grevë në Ndërmarrjen Publike “Ujësjellës dhe kanalizimi” – Shkup njëzëri e ka konfirmuar Kryesia e Sindikatës së punëtorëve në hotelieri, turizëm, ekonomisë komunale-banesore, zejtari dhe shoqëritë mbrojtëse të RMV-së (SUTKOZ), kumtoi Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM), raporton MIA.

“Për herë të parë në historinë e ekzistimit të NP “Ujësjellës dhe kanalizimi” të Qytetit të Shkupit, u.d. drejtori Marijanço Mitovski nuk është në gjendje të menaxhojë situatën në ndërmarrje dhe që të dytin ditë i ka lënë punëtorët e ndërmarrjes pa sigurim shëndetësor, duke i penguar në shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore. Një informacion i tillë ka arritur deri te sindikata SUTKOZ dhe LSM para fillimit të seancës së Kryesisë së SUTKOZ-it, në të cilën njëzëri është konfirmuar vendimi për grevë në NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup, qëndron në kumtesën e LSM-së.

Sindikata SUTKOZ dhe LSM ditëve të kaluara kanë apeluar se Mitovskit nuk i lejohet të menaxhojë ndërmarrjen publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup sepse, siç thuhet, nuk i plotëson kushtet dhe për shkak se nuk është në gjendje të menaxhojë aktivitetet në ndërmarrje në kohën e duhur.

Ata kujtojnë se ndaj tij ka një vendim gjyqësor të formës së prerë për sulm fizik me armë të ftohtë me burgim, si dhe një raport specialistik nga një neuropsikiatër.

Sipas LSM-së, Mitovskit nuk i intereson as për më shumë se 1000 punëtorë të cilët, siç thonë ata, i ka lënë pa të drejtën për kujdes shëndetësor për ta dhe familjet e tyre.

Natyrisht që Mitovski duhet të largohet menjëherë nga posti i u.d. drejtor i NP “Ujësjellës dhe kanalizimi” – Shkup, thuhet në kumtesën e LSM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button