Sërish kërcënim për bomba, u evakuuan gjashtë shkolla në Shkup

Sot sërish janë dërguar kërcënime me bomba në gjashtë shkolla në Shkup. Nxënësit dhe stafi janë evakuuar dhe policia po kryen kontrolle, transmeton Portalb.mk nga SDK.

Policia thotë se sot rreth orës 14:30 është raportuar se në adresat elektronike të gjashtë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterror.

Përndryshe, nga 26 tetor në SPB Shkup disa herë është denoncuar se email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme. Ndërsa së fundmi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button