Kosovë, u arrestua personi i 13-të për për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Prokuroria në Prishtinë ka njoftuar se tashmë ka ndaluar edhe një person të moshës madhore në lidhje me dyshimet për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, transmeton Kallxo.com.

Në njoftimin për media, prokuroria ka thënë se i ndaluari po dyshohet për veprën penale ndihmë në kryerje të veprës penale të dhunimit.

Ai është arrestuar për dhunimin që dyshohet se ka ndodhur në qershor të këtij viti.

“Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Numri i të arrestuarve për rastin e dhunimit të 11-vjeçares ka shkuar në 13.

11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar në qershor dhe në gusht, për këto dy raste janë arrestuar tashmë 13 persona, derisa shumica prej tyre janë në paraburgim.

Gjithashtu, më 31 gusht në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë u mbajt protestë për mbrojtjen e vajzave dhe grave, ku u kërkua që autoritetet t’i dënojnë dhunuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button