U gjet trupi i pajetë në Vrapçisht të Gostivarit

Sot rreth orës 12:00 punonjësit e MPB-së së bashku me banorët vendas kanë gjetur trupin e pajetë të 87-vjeçarit K.J nga Gostivari në një pyll afër një fabrike të mobiljeve, në atarin e Vrapçishtit të Gostivarit, transmeton Portalb.mk.

“Pas kërkimeve intensive treditore, gjegjësisht kërkimet në rajonin e gjerë rreth fshatit Pozharanë të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB-së së Tetovës-Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit, në bashkëpunim me ekipet e MPB dhe banorë vendas, sot (2- nëntor) rreth orës 12:00 kanë gjetur trupin e pajetë të 87-vjeçarit K.J nga Gostivari në një pyll afër një fabrike të mobiljeve, në atarin e Vrapçishtit të Gostivarit”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Hetimet janë duke u udhëhequr nga Prokurori Publik, në të cilin merr pjesë edhe ekipi nga SPB- Gostivarit.

“Trupi i pajetë është identifikuar nga familjarët e K.J.  i cili më 30 të muajit të kaluar u raportua se kishte mbledhur fruta pylli në afërsi të fshatit Pozharenë dhe më pas është zhduk”, njoftoi Rexhepi.

Nga atje shtuan se pas kontrollit të kryer mjekësor nuk janë konstatuar shenja dhune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button