Duo Lezazh, koncert sonte në Shkup

Në kuadër të Festivalit “Skupi Kamer Fest” Sonte në Muzeun e Luftës Maqedonase në Shkup, me fillim në orën 19:30 do të mbahet koncert i jashtëzakonshëm i Selen dhe Erike Lezazh, transmeton Portalb.mk.

Selen dhe Erike Lezazh janë dy virtuozë të violinës dhe pianos, partnerë jete dhe në skenë që nga viti 1998.

Ata përbëjnë njërën nga dyshet më të dashura në rajonin e Oksitanisë.

Personaliteti i tyre pasqyrohet në programet që prezantojnë: nga muzika akademike e deri te muzika popullore, nga stili klasik deri te muzika më bashkëkohore. Ata ofrojnë koncerte virtuoze, klasike, romantike dhe ritmike, të përshtatshme për të gjitha skenat.

Në programet e tyre përfshihen valle, sonata, rapsodi, xhaz, csardas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button