Pesha e fjalëve në jetën shoqërore, juridike dhe politike

Në togfjalëshin: Popullësia që flet një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes dhe që përbën 20% e popullësisë së përgjithshme ( i referohet popullit shqiptar, i thënë në mënyrë implicite por jo eksplicite?!)

Analiza sintaksore=1 Togfjallësh emëror sepse fjala kryesore është emri Popullësia, i ndjekur nga 2 ndryshues në formën e fjalive lidhore;

Bëhet pyetja a duhet të shtohet edhe ndryshuesi ‘shqiptar’ si shtojcë apo ta zëvendësojë togfjalëshin ku do të mbetet vetem togfjalëshi që përbëhet nga një emër si fjala kryesore, i pasuar nga ndryshuesi mbiemeror-shqiptar-e.

  1. Gramatikisht nuk ndryshon shumë sepse numri i ndryshuesve nuk bën ndonjë diferencë esenciale në komunikim!
  2. Juridikisht qëndron puna ndryshe, sepse ndryshuesi i parë që flet për përqindjen e popullatës e precizon përqindjen që e përbën diferencën ndërmjet pakicave dhe kombit, si diçka që është në mes, por që megjithatë përbën diferencën nga pakica kombëtare, se e ngren statusin e kombit në përqindjen e shtetformuesit si në Belgjikë apo Zvicër, ku p.sh. francezët përbëjnë 19% pra gati 20%, por kjo e implikon edhe bazën juridike të statusit të popullit bashkëthemelues të shtetit në dy vendet e lart përmendura.

Pra, që të mos ketë dykuptimësi dhe keqinterpretime, nëse në ligjin për gjuhët zyrtare bëhet ndryshimi, gjegjësisht hiqet ndryshuesi i fjalisë lidhore, kjo duhet të reflektohet edhe në Preambulën e kushtetutes, ku do të bëhet diferencimi ndërmjet fjalëve Popullit maqedonas dhe pjesës së popullit shqiptar, dhe pjesëve të tjera të popujve fqinj, të cilët juridikisht janë vendosur në rang të dytë, sepse në togfjalëshin e parë, fjala kryesore është populli, i pasuar nga togfjalësh mbiemëror, ndërsa në togfjalëshin e dytë fjala kryesore është Pjesa, ndërsa ‘e popullit’ është vetëm ndryshues apo modifikues emëror.

  1. Politikisht, diferenca bëhet në aspektin e llojeve të rregullimit kushtetues të shteteve, pra të shtetit unitar, ku kemi një themelues (apo fjalë kryesore) dhe të tjerët janë pakica kombëtare (ndryshues!). Nëse përmenden dy kombe si bashkëthemelues, atëherë bëhet fjalë për shtete federale apo konfederale, varësisht prej gjerësia e kompetencave që i kanë popujt brenda shtetit…

Si konkluzion, Kompromisi i bërë pas mbarimit të konfliktit apo Marrëveshjes së Ohrit me diferëncimin e nocioneve Komb dhe Pjesës së kombit (apo ish-kombësisë) e ka lënë statusin tonë juridik dikund ndërmjet pakicës dhe kombit….!

Tash bëhet pyetja, a duhet patjetër të hiqet 20% apo jo?

Politikisht, përmendja e tij e bën diferencën ndërjmet pjesëve tjera të popujve që përmenden në Preambulë, pra na mbron nga statusi i pakicës kombëtare dhe e ngren statusin më lart drejt kombit shtetformues.

Mekanizmat e mbrojtjes nga mbivotimi nga kombi shumicë shtetformues i a.q. Balanserit, apo parimi i Badinderit e përforcojnë statusin e popullësisë shqiptare pak më lart se pakica, por jo në nivelin e bashkëthemeluesit të dytë, pasi ata nuk do duhej të ekzistonin fare, apo do te duhej të hiqeshin definitivisht, vetëm atëherë kur dy popujt do të ishin bashkëthemelues të shtetit, varësisht prej përqindjes së popullësisë, ngjashëm me përqindjen e aksionerëve që kanë investuar së bashku në një kompani dhe që duhet ta ndajnë edhe riskun edhe fitimin në përputhje me përqindjen e investimit…!

Tash, bëhet pyetja a duhet vërtet hequr përqindja apo si kompromis duhet shtuar pas kësaj si sqarim në fund të fjalisë: GJEGJESISHT POPULLI SHQIPTAR, në mënyrë eksplicite.

Nëse kjo nuk shtohet, në një të ardhme të afërt apo të largët, në rast të ndryshimeve demografike, çdo pjesë e popullit tjetër që do të ngrihej mbi 20% do të kishte të drejtë t’i gëzonte frytet politike të këtij ndryshuesi…!

Se duhet të ndodhin ndryshime është evidente, por se a do të jenë ata vetëm ndryshime plotësuese apo do të jenë esenciale, si dy fjalë kryesore brenda një tofjalëshi te lidhura me lidhezen ”dhe” mbetet të shohim!

Gramatikisht, kur ka një fjalë kryesore brenda tofjalëshit, ndryshuesi tjetër evendual, nuk përbën ndonjë ndryshim të madh. Por nëse në fjali kemi dy togfjalesh apo fjalë kryesore, si p.sh. Populli shqiptar ësshtë fjala kryesore e togfjaleshit te pare dhe pasojne ndryshuesit mbiemëror dhe togfjaleshit te dyte populli maqedonas, këta si ndryshues për nga pesha dhe relevanca që kanë në fjali janë te njejta në raport me fjalën kryesore, pasi i referohen emërit Populli, si fjalë kryesore e përbashkët , edhe gramatikisht, edhe politikisht edhe juridikisht!

Autor: Dervish Alimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button