Elon Musk bëhet zyrtarisht CEO i Twitter

Lajmi vjen së bashku me shkrirjen e bordit të kompanisë me largime masive nga puna të ekzekutivëve përfshirë ish CEOn Para Agrawal, transmeton REL.

Nuk dihet për sa kohë Musk do të mbetet CEO i kompanisë. Ai tha se posti aktual është i përkohshëm por nuk ka dhënë më tepër detaje.

Musk aktualisht drejton Tesla, SpaceX, The Boring Company dhe Neuralink, që do të thotë se koha e tij mund të mos premtojë për të drejtuar një tjetër kompani.

Bashkëthemeluesi i Twitter Jack Dorsey ka transferuar aksionet e tij tek kompania e re e Musk duke shprehur në një farë mënyre mbështetjen e tij.

Që në javën e parë që mori Twitter, Musk ka premtuar ndryshime masive nga ai i lidershipit, tek largime nga puna, tek një këshill moderimi që do të marrë vendime të rëndësishme.

Një prej tyre është edhe mundësia e rikthimit të Vine apo verifikimi me pagesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button