“The Sun” shkruan për rivalitetin Zvicër – Serbi

Gazeta e madhe angleze, “The Sun”, ka shkruar të martën për rivalitetin e madh mes Zvicrës dhe Serbisë. Dy përfaqësueset janë pjesë e grupit G në Botërorin që nis më 20 nëntor në Katar. Në këtë grup janë edhe Brazili dhe Kameruni, raporton Koha.net.

“Derisa shumica e rivaliteteve kanë lindur për shkak të kufirit me një vend tjetër, Zvicra është 1000 kilometra larg Serbisë. Arsyeja e rivalitetit të tyre ka kuptim shumë më të thellë”, shkruan “The Sun”.

Tregimi fillon në Kosovë, shkruan mediumi i fuqishëm anglez, ndërsa ka përmendur largimin nga Kosova të familjes së Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.

“Të dy lojtarët, që identifikohen me trashëgiminë kosovare-shqiptare, pushtuan ballinat në Botërorin 2018 kur festuan golat e tyre duke formuar figurën e shqiponjës dykrenare që zë vend në flamurin shqiptar”.

FIFA intervenoi pasi Federata e Futbollit të Serbisë bëri ankesë formale.

Xhaka ka theksuar se festimi ishte për “njerëzit e tij”.

“Ishte për njerëzit e mi që gjithnjë më kanë përkrahur. Ishin emocione të pastra”.

Shaqiri ka refuzuar të japë shumë shpjegime, duke thënë se “emocionet ndonjëherë na rrëmbejnë neve futbollistëve. Dhe kishte shumë emocione atje”.

“The Sun” shkruan se tensionet mbesin të larta me Serbinë që refuzon ta njohë shtetin e Kosovës.

“Disa presin që gjithë tensioni, politika dhe emocionet të zbulohen më 2 dhjetor kur dy përfaqësueset takohen në Katar”, shkruan “The Sun”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button