Vitin e ardhshëm pritet hapja e Ambasadës së Kazakistanit në Maqedoninë e Veriut, ministri i punëve të jashtme sot vizitoi vendin tonë

Ministri i Punëve të Jashtme nga Kazakistani, Mukhtar Tleuberdi, ka vizituar Maqedoninë e Veriut, duke realizuar sot takime me krerët institucional, transmeton Portalb.mk.

“U përshëndet vendimi për hapjen e Ambasadës së Kazakistanit në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023. Kapitull i ri në marrëdhëniet bilaterale, forcimi i bashkëpunimit dhe afrimi i mëtejmë i popujve të vendeve tona”, sqaroi ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, pas vizitës me Tleuberdin.

Ai njoftoi që kjo është vizita e parë zyrtare këtu.

“Në takim u vlerësua që dy shtetet kanë ndërtuar raporte miqësorë në frymën e mirëkuptimit, duke u theksuar që ekzistojnë mundësi për zhvillimin e tij në fusha të ndryshme në interes të përbashkët”, sqarojnë nga presidenca e Maqedonisë së Veriut, pas takimit Pendarovski – Tleuberdi.

Në takim u theksua edhe roli i takimit të parë të Komisionit Ndërqeveritar për Tregti dhe Ekonomi në Shkup.

“Maqedonia e Veriut i mbështet nismat e Kazakistanit në organizatat ndërkombëtare ndërsa bashkëpunimi në planin multilateral është posaçërisht i theksuar në suazat e Kombeve të Bashkuara dhe OSBE-së”, deklaroi kryeparlamentari Talat Xhaferi, pasi u takua me Tleuberdin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button