Drejtori i protokollit në MPJ dha dorëheqje pasi ngatërroi flamurin slloven me atë sllovak

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani mbrëmë në emisionin “24 analiza” në lidhje me ngatërrimet e flamujve kur vijnë mysafirë të huaj në ministri, zbuloi se pas skandalit të fundit, kur ministrja e Jashtme sllovene Tanja Fajon është pritur me flamur sllovak, shefi i Protokollit në MPJ ka paraqitur dorëheqje dhe Osmani e ka pranuar, transmeton Portalb.mk.

“Ishte një nga dhjetë flamujt dhe kur ke një axhendë intensive bëhen gabime. Drejtori i Protokollit paraqiti dorëheqjen e tij të cilën e pranova, megjithëse nuk kishte asnjë përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Këta janë persona të tjerë, ka dhënë dorëheqje për shkak të përgjegjësisë morale dhe ka punuar një vit”, tha Osmani.

Më 19 tetor, ministri i Jashtëm Bujar Osmani, në vend se me flamur të Sllovenisë, ministren e jashtme të sllovene Tanja Fajon, e priti me flamurin e Sllovakisë, i cili qëndronte mbi tavolinë gjatë takimit që kishin në katër sy në Ministrinë e Jashtme.

Ministria e Jashtme këtë gabim e konsideroi si lëshim pa dashje dhe kërkoi falje.

“Edhe pse nuk mund të ketë asnjë justifikim për lëshimin, ministri me mirëkuptim e pranoi gabimin si të paqëllimshëm, pa asnjë ndikim në suksesin e takimeve dhe vizitës”, thanë nga MPJ.

Që të mos ndodhë kjo më në të ardhmen nga atje njoftuan se do të forcojnë kontrollet e protokollit.

Në konferencën e përbashkët për media të Fajonit dhe Osmanit në prapavijë ishte flamuri i Sllovenisë, ai i duhuri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button