Qeveria është duke përgatitur një fushatë të re të reklamave

Qeveria është duke përgatitur një fushatë të re të reklamave për të promovuar reformat në administratën publike. Lajmet për reformat do t’i bombardojë qytetarët në radio, televizion, tabela , posterë dhe autobusë. Mund të ndodhë që ato t”i shihni edhe në ashensorë dhe hyrje të banesave.

Plusinfo raporton se për këtë, Qeveria nënshkroi një marrëveshje me shtatë firma, ndërsa shuma arrin  në 278.000 euro. Këto para do të shfrytëzohen për hartimin dhe zbatimin e një fushate që do të promovojë këto reforma.

Deri më tani nuk dihet emrat e firmave që do të përfitojnë nga kulaçi qeveritar për të përgatitur spotet në televizione dhe në radio.

Aktivitetet promovuese të Qeverisë janë kritikuar shpesh nga publiku vendas dhe nga raportet ndërkombëtare. Ekspertët kanë vlerësuar se në këtë mënyrë Qeveria shtrin ndikimin në media të caktuara, duke ngulfatur kështu mediat që janë jashtë ndikimit qeveritar.

Pritet që përveç në administratën publike, Qeveria të reklamojë edhe sistemin shëndetësor, arsimin dhe politikat në sektorin e bujqësisë.

Ndërkohë, deri tash Qeveria nuk ka hapur informuar publikun se sa para shpenzohen çdo vit për reklamat.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button