Zaev dhe Shekerinska takohen me Fylen, hapin temën e qeverisë teknike

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe zv/kryetarja Radmilla Shekerinska sot në Bruksel janë takuar me komisarin për zgjerim pranë BE-së, Shtefan Fyle. 

Me të kanë biseduar për misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR e cila ka konstatuar lidhshmërinë e partisë me shtetin, gjyqin e politizuar, anshmëria mediale, institucionet e partizuara, mungesa e garës fer e zgjedhjeve parlamentare në shtet. 

“Kryetari Zaev dhe zv/kryetarja Shekerinska në takim kanë theksuar se mu këto janë arsyet për mospranimin e rezultatit zgjedhor dhe mospjesëmarrjen e opozitës në Parlament.

Ata kanë thënë se opozita është e vetëdijshme për vendimin në fjalë, por qeveria është ajo e cila frenon të vjen në shprehje vullneti i vërtetë i votuesve”, thuhet në komunikatën e LSDM-së. 

Mes tjerash, thuhet në komunikatë, “është shfaqur gatishmëri e opozitës që të fillohet me bisedimet për formimin e një qeverie teknike dhe mekanizmat të cilët do të mundësojnë zgjedhje fer, të lira e demokratike”.

—————————————————————————————————————————————————————–

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe Radmilla Shekerinska sot gjenden për vizitë dyditore në Bruksel ku do të realizojnë takim me komisarin për zgjerim pranë BE-së, Shtefan Fyle.
Pas takimit, Zaev e Shekerinska do të kenë takime me përfaqësues të Partisë së socialistëve evropian (grupacioni i socialdemokratëve, socialistëve e partisë laburiste të Evropës), ndërsa theksi i bisedimeve do të vihet në gjendjen politike në Maqedoni dhe vendimet e mundshme që propozon LSDM-ja

Lajme të ngjashme

Back to top button