RMV, të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare mund të aplikojnë në konkursin për digjitalizim

Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të mund të garojnë deri më 10 nëntor në konkursin e Institutit Goethe në Konkursin rreth digjitalizimit të shoqërisë, transmeton Portalb.mk.

“Goethe-Instituti fton të rinjtë të marrin pjesë në garën “E ardhmja ime digjitale”. A je i moshës 13-18 vjeç? A mund të imagjinosh se si do të dukej e ardhmja jote digjitale? A ke një ide se si të përpunosh këtë temë në mënyrë kreative? Atëherë të ftojmë të marrish pjesë në garë”, njoftojnë nga Instituti Goethe.

Goethe sqaroi që aplikuesit duhet të krijojnë një skenar për të ardhmen në të cilin do të tregosh se si e imagjinon jetën në vitin 2050, në fushat si arsimimi, rrjetëzimi, mobiliteti, profesionet e së ardhmes, bashkëjetesë dhe kultura. Çmimet do të ndahen më 18 nëntor.

“Ti mundesh të vendosësh vetë se cilin format do të përdorësh për materialin tënde (p.sh. podcast; prezantim në PoëerPoint; video; poster; gazetë muri; kolazh; libër komik; foto storje, performancë, etj.). Kreativiteti nuk ka kufi”, sqaroi Instituti, duke theksuar se idetë mund të paraqiten në gjermanisht, anglisht, maqedonisht ose shqip.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot organizoi diskutim publik në lidhje me dy ligje që parashikojnë reformim të administratës, gjegjësisht Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe Ligjit për Zyrtarë Administrativ, të cilat premtohen me vite nga qeveria, por që prej nëntorit të vitit 2020 ndodhen në ENER dhe deri më tani janë publikuar disa versione. Por, Sindikata e Administratës kërkon që fillimisht të miratohet Ligji për Shërbim të Lartë Udhëheqës apo për drejtorë profesional në vend të  emërimeve partiake pa kriter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button