Nga data 1 nëntor personat me aftësi të kufizuar mund të dorëzojnë kërkesë për përdorimin e shërbimeve të parkimit për vitin 2023

NP “Parkingu i në qytetit” – Shkup, informoi se nga nesër, 1 nëntor 2022 (e martë), do të fillojë proceduara e mbledhjes së kërkesave nga personat me aftësi të kufizuara për shfrytëzimin e shërbimeve preferenciale të parkimit për vitin kalendarik 2023. Aplikimet mund të dorëzohen gjatë muajit nëntor, transmeton Portalb.mk.

“Për këtë qëllim, ftojmë të gjithë të interesuarit me aftësi të kufizuara, të cilët janë banorë të Qytetit të Shkupit, në periudhën prej datës 1.11.2022 – 1.12.2022, pranë NP “Parkingu i qytetit” – Shkup, të dorëzojnë kërkesën e plotësuar në zyrat e ndërmarrjes- në rr. “Gjuro Strugar” nr. 15”, thonë nga NP “Parkingu i qytetit”

Për aplikim, duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:

  • Kopje e lejes së vlefshme të komunikacionit që vërteton se automjeti është i regjistruar;
  • Letërnjoftim për kontroll nga personi me nevoja të veçanta;
  • Librezë e aftësisë së kufizuar;
  • Vërtetim nga mjekuamë me diagnozë të saktë në origjinal, jo më i vjetër se 1 (një) muaj;
  • PIOM vendim për shkallën e dëmtimit trupor të inspektimit;
  • Raport mjekësor nga një specialist

Nëse personi që është i interesuar të paraqesë kërkesën nuk mund t’i dorëzojë personalisht dokumentet, kjo mund të bëhet nga ndonjë i afërm, me nënshkrimin e vetë shfrytëzuasit të Kërkesës dhe dokumentacionin e plotë që kërkohet.

Personat me aftësi të kufizuara kanë të drejtën e përdorimit preferencial të cilët janë diagnostikuar me:

Distrofi, sklerozë e shumëfishtë, paralizë cerebrale, paraplegji, hemiplegji, kuadriplegji, poliomielit, si dhe personat e verbër me dëmtim të shikimit mbi 90%, personat në dializë dhe personat me amputim të krahut ose të këmbës me dëmtim fizik të njohur prej 80% të përcaktuar me akt të komisionit kompetent në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë.

Dokumentacioni i nevojshëm duhet të dorëzohet në zyrat e NP “Parkingu i qytetit” – Shkup, në rr. “Gjuro Strugar” nr. 15 A, në periudhën nga 01.11.2022 deri më 01.12.2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button