“Jumping Jet” atraksion i ri milionësh në sheshin e Shkupit

Një skuadër nga Qyteti i Shkupit i fillooi sot punimet për ndërtimin e të ashtuquajturës  “Shadërvani vallëzues” ose “Jumping Jet” në sheshin “Maqedonia” në hapësirën ndërmjet shadërvanit “Ushtari mbi kalë” dhe hyrjes te “Ura e Gurit”.

Shadërvani do të jetë në formë të drejtkëndëshit me dimensione 20X10 metra dhe një shtrat të groposur të betonit.

Hapësira mbi shtratin e betonit do të punohet me pllaka graniti të ndriçuara me dimensione 60X60 cm dhe trashësi prej 10 cm.

Në pllakat e shadërvanit do të vendosen LED drita, ndërsa do të ketë edhe 128 drita dhe 128 vende ku do të dalë uji me presion. Gjatë ditës me anë të presionit dhe pompave të ndryshme do të formohet vallëzim i ujit, ndërsa gjatë natës do të kombinohet vallëzim i ujit dhe dritave.

Uji që do të derdhet në këtë shesh do të fundoset mes pllakave dhe sërish do të kthehet në sistemin e qarkullimit.

Rikonstrumi i sheshit “Maqedonia” do të bëhet me faza të ndryshme me qëllim që të zhvillohet qarkullimi i lirshëm i qytetarëve.

Ky projekt do të kushtojë 150 milionë denarë, prej të cilave 1/3 do ta sigurojë qyteti i Shkupit kurse pjesën tjetër Qeveria e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button