Qeveria ua ndaloi komunave dhe Qytetit të Shkupit të themelojnë ndërmarrje publike dhe firma për ndriçim publik

Me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve dhe manipulimeve në ofrimin e shërbimit universal në tregun e energjisë elektrike, Qeveria me vendim ua ndalon komunave dhe Qytetit të Shkupit të themelojnë ndërmarrje publike, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose shoqëri aksionare për kryerjen e veprimtarisë nga interesi i veprimtarive publike – ndriçimi publik, njoftoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, transmeton Portalb.mk.

Ky vendim, siç tha ai, është marrë për shkak se sipas njohurive komunat kanë themeluar ndërmarrje ose veprimtari për ndriçim publik apo ua kanë caktuar ndërmarrjeve publike ekzistuese.

Qyteti i Shkupit dhe shumica e komunave janë persona juridikë me të hyra mbi 2 milionë euro dhe me më shumë se 50 të punësuar dhe si të tillë janë në treg të lirë, kështu që me transferimin e tyre në veprimtari të ndërmarrjeve publike ndriçimi publik kalon në tregun e rregulluar, ku energjia elektrike është më e lirë, për shkak të çmimeve të larta në bursë për momentin.

Në seancën e sotme të qeverisë është marrë vendimi për ofrimin e energjisë elektrike më të lirë prej 80 euro për megavat/orë për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë.

Subvencionet për mbi 600.000 amvisëri dhe ndërmarrje do të vazhdojnë edhe më tej. 42.000 qytetarë të grupeve të prekshme dhe pensionistët do të fitojnë ndihmë gjatë këtij dimri.

Përndryshe, Sh.A. ESM tanimë ka siguruar nëpërmjet “Makpetrolit” gaz rus nga “Gazpromi” për deri në fund të tetorit. Paraprakisht, kryeministri Dimitar Kovaçevski ka sqaruar se nëse rritet çmimi i gazit në përmasa enorme ose në ka ndalim të dërgimit të gazit, atëherë ngrohtoret e Shkupit mund të kenë mundësi të punojnë edhe me derivate alternative, gjegjësisht në mazut.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button