Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga shembja e urës në Indi

Si pasojë e shembjes së një ure në rajonin Gujarat të Indisë, qindra persona kanë rënë në lum, ndërsa kanë humbur jetën të paktën 40 persona, raporton The Guardian.

Një ministër i shtetit tha se të paktën 30 njerëz janë plagosur rëndë dhe disa njerëz rezultojnë të zhdukur.

Qindra njerëz ranë në një lumë kur ura u shemb të dielën. Më shumë se 400 njerëz ishin në urën në qytetin Morbi në atë kohë dhe u zhytën në lumin Machchhu, njoftoi kanali televiziv lokal Zee News.

Shembja e urës në Indi, foto: Anadolu Angecy
Shembja e urës në Indi, foto: Anadolu Angecy

Pamjet e transmetuara nga kanali televiziv treguan dhjetëra njerëz të kapur pas kabllove të urës së shembur ndërsa ekipet e emergjencës kërkonin t’i shpëtonin.

Ura historike 230 metra u ndërtua gjatë sundimit britanik në shekullin e 19-të. Ajo ishte mbyllur për rinovim për gjashtë muaj dhe u rihap për publikun javën e kaluar.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i cili ndodhet në Gujarat, shtetin e tij të lindjes, për një vizitë tre-ditore, tha se ai kishte udhëzuar kryeministrin e shtetit që të mobilizonte urgjentisht ekipet për operacionin e shpëtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button