Elon Musk e mori me qira “Kështjellën e Drakulës” për festën e Halloween-it (VIDEO)

Drejtuesi i lartë i Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk ka marrë me qira “Kështjellën e Drakulës” e cila në Rumani është subjekt për festën e Halloween-it, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në median rumune, miliarderi Musk këtë natë do të festojë festën e Halloween-it në kështjellën Bran me 140 miq të tij miliarderë, përfshirë zëvendësin e tij Steve Jurvetson, aktoren Angelina Jolie, Peter Thiel themeluesin e PayPal dhe Sergey Brin një nga themeluesit e Google-s.

Një grup miliarderësh mbërritën mbrëmë natën me një avion privat në Bukuresht dhe më pas nga këtu mbërritën me helikopter në qytetin Brashov ku ndodhet Kështjella Bran.

Më tej thuhet se janë marrë masa shumë të rrepta sigurie dhe se asnjë rumun i pasur nuk është ftuar në festë.

Kështjella Bran e cila njihet edhe si “Kështjella e Kontit Drakula” ndodhet në një zonë turistike rreth 30 kilometra nga qyteti Brashov i Rumanisë.

Theksohet se Kështjella Bran ishte burim frymëzimi për irlandezin Bram Stoker në shkrimin e “Dracula” një prej romaneve horor më të famshëm gotik në botë, i cili u shkrua në vitin 1897 dhe u përshtat për kinema.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button