Shkoi në 153 numri i të vdekurve në Korenë e Jugut

Ka shkuar në 153 numri i personave që kanë vdekur nga shtypjet gjatë natës së festimit të Halloween-it (Natës së Shtrigave) në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Ndërsa 133 të tjerë janë plagosur, ku 37 prej tyre pësuan lëndime të rënda.

Mes të vdekurve janë edhe 20 shtetas të huaj, thonë shërbimet e urgjencës në Seul, raporton BBC, transmeton REL.

Incidenti vdekjeprurës i 30 tetorit, i cili raportohet se ka nisur pas orës 22:00 me orën lokale, ndodhi në Itaewon – një zonë të njohur të jetës së natës – në festimin e parë të Halloween-it që nga pandemia e koronavirusit.

Policia koreane thotë se 141 nga 153 personat e vdekur janë identifikuar dhe familjet e tyre janë njoftuar, raporton agjencia koreano-jugore e lajmeve, Yonhap.

Pamjet e një nate më parë nga Seuli shfaqin dhjetëra kufoma të mbuluara, zyrtarë të emergjencës që intervenojnë te të lënduarit dhe njerëz që ndihmojnë njëri-tjetrin për të shpëtuar nga shtypja.

Raportohet se kishte paralajmërime se rrugët do të ishin të mbushura me njerëz, por ende nuk dihet se si filloi përplasja e turmës.

Aktori Park Jung-hoon tha se turmat ishin “disa dhjetëra herë më të mëdha” se në Krishtlindje ose gjatë shfaqjeve të fishekzjarreve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button