Rusia pezullon marrëveshjen që siguron daljen e drithit nga Ukraina

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se ka pezulluar marrëveshjen që siguron daljen e drithit nga Ukraina, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria thuhet se “Kievi sot me pjesëmarrjen e ekspertëve britanikë ka kryer akt terrorist ndaj anijeve të Flotës së Detit të Zi dhe anijeve civile të përfshira në garantimin e korridorit të drithit”.

“Duke marrë parasysh aktin terrorist, pala ruse ka pezulluar pjesëmarrjen në zbatimin e marrëveshjeve lidhur me daljen e produkteve të drithit nga portet e Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se “Ukraina sot kreu sulme kundër anijeve luftarake ruse dhe anijeve civile që ndodheshin në qytetin Sivastopol në Krimenë e aneksuar”.

Më tej në deklaratë bëhet e ditur se në sulm u përdorën shumë mjete ajrore pa pilot dhe se këto u neutralizuan të gjitha dhe se anijet e Flotës së Detit të Zi që u sulmuan ishin të përfshira në procesin e garantimit të sigurisë për korridorin e formuar në kuadër të marrëveshjes së drithit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button