Arabi Saudite, një divorc në çdo 10 minuta

Në Arabinë Saudite që nga fillimi i vitit 2022 kanë ndodhur mesatarisht 7 divorce çdo një orë ndërsa theksohet se në normën vjetore të divorcit është shënuar një rritje e pashembullt që nuk është vërejtur më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e gazetës “Al-Yaum” të Arabisë Saudite, janë paraqitur të dhënat e publikuara nga Institucioni i Përgjithshëm i Statistikave të Arabisë Saudite lidhur me rastet e divorceve.

Sipas të dhënave të Institucionit të Statistikave, norma e divorceve në vitin 2020 shënoi rritje me 12.7 për qind dhe arriti në 57.595 raste. Ndërsa që nga fillimi i vitit e deri më tani janë regjistruar mesatarisht 168 divorce në ditë.

Në lajm paraqiten deklaratat e avokatit Dahil ed-Dahil i cili si arsye më të rëndësishme të rritjes së normës së divorceve në Arabinë Saudite në vitet e fundit ka renditur krizën ekonomike dhe rritjet e çmimeve si pasojë e pandemisë së COVID-19 si dhe problemet që ka sjellë varësia nga rrjetet sociale.

Avokati Dahil ka vënë në dukje se në vend është përjetuar një rënie e rëndësishme në normën e martesave dhe se arsyet kryesore të kësaj rënie janë mungesa e arsimit, shpenzimet e larta për pajë dhe shpenzimet martesore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button