Bëni Kujdes: Dielli i pranverës është i rrezikshëm

Edhe pse vera nuk ka mbërritur ende, është koha që ti kushtoni kujdes mbrojtjes kundër rrezatimit UV. Çdo diell i pakontrolluar direkt dëmton lëkurën, edhe në qoftë se ajo është në muajt e pranverës.
Gjatë jetës këto dëme mund të mblidhen, dhe pasojat përfundimtare janë kanceret e lëkurës dhe qelizat melanoma të kancerit të lëkurës. Prandaj, është e rëndësishme të dini se skuqja e zakonshme, që shumica mendojnë si faza e parë në marrjen e tenit, është shkalla e parë e djegies së lëkurës.
Dermatologët këshillojnë që ti shmangeni ekspozimit në diell nga 10 e mëngjesit deri në gjashtë pasdite. Rrezet UV në lëkurën tonë mund të shkaktojnë shumë reaksione alergjike, dhe vlerësimet janë se 20 për qind e njerëzve kanë një formë të reagimeve të lëkurës nën ndikimin e diellit.
Alergjia mund të ndodhë për shkak të mbindjeshmërisë së lëkurës në rrezet e diellit, por edhe mund të shkaktohet nga përdorimi shtesë i barnave të caktuara apo kozmetikës gjatë ekspozimit në diell ose mund të ndodhë për shkak të një sëmundje. Dermatologët theksojnë se për parandalimin e alergjive dhe trajtimit është e rëndësishme që të zbulohet shkaku i ndodhjes së tyre./10minuta/

Lajme të ngjashme

Back to top button