RMV, janë të mundshme ndërprerje në e-shërbimet e DAP-it për shkak të aktiviteteve në IT sistemet

Drejtoria për të Ardhura Publike i informon taksapaguesit dhe shfrytëzuesit e shërbimeve elektronike të sistemit e-Tatime, se për shkak të aktiviteteve dhe intervenimeve të planifikuara në pjesën e IT sistemit të DAP-it sot janë të mundshme ndërprerje në e-shërbimet në periudhën nga ora 9 deri në orën 17, njofton Portalb.

“und të ketë ndërprerje të e-shërbimeve, në funksioniminit të MPIN sistemit, me ç’rast do të pranohen përllogaritje përmes mejlit, por, përllogaritjet nuk do të mund të përpunohen dhe të gjenerohen deklarata, ndërsa në ndërprerje do të jenë edhe e-PDD dhe TVSHime”, theksojnë nga DAP-i.

Sapo të përfundojnë aktivitetet, siç potencojnë, sistemi do të vihet në funksion pas çka do të mund të përdoren edhe e-shërbimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button