RMV, qytetarët të pakënaqur: Bizneset manipulojnë me çmimet, nevojiten më shumë kontrolle

Inspektorati i tregu gjatë javës së kaluar ka shqiptuar disa gjoba për tregtarët të cilët nuk respektojnë vendimin e Qeverisë për marzhën e kufizuar. Drejtorja e inspektoratit Aneta Simovska deklaron se përveç tregtarëve që shesin produkte ushqimore, gjobë u është vendosur edhe tregtarëve që merren me shitjen e druve dhe peletave, shkruan Alsat.

“Javën e kaluar kemi bërë 38 kontrolle lidhur me respektimin e vendimit për marzhat e kufizuara në tregti. Kështu që në 9 subjekte janë konstatuar parregullsi, respektivisht mosrespektim të vendimit dhe janë shqiptuar 18 gjoba tek tregtarët… dënimi më i ulët është 400 euro për tregtar të vogël, dhe 7000 euro për tregtar të madh”, tha Aneta Simovska, drejtore e Inspektoratit të tregut.

Por qytetarët janë të pakënaqur me masat pasi çmimet sipas tyre vazhdojnë të rriten në bazë ditore. Ata akuzojnë pushtetin për paaftësi.

“Paaftësi e pushtetit, kështu e vlerësoj unë. Nuk kemi pushtet siç duhet, normalisht tregtarët shohin interesin e vetë, kështu që asgjë nuk është për tu habitur te ne”.

“Kanë hip shumë çmimet, njerëzit pa punë, firmat si firma mirë për veti funksionojnë e kanë përfitimin e vet…”.

“Qeveria duhet të marrë masa, e kjo vetëm të distancohet e të thotë do të sjellim nesër ose pasnesër… Unë jam nga Rostushe e deri më tani nuk kam parë inspektor atje”.

“Duhet të kufizohen, nuk duhet tu jepet liri që të bëjnë çka të duan në këtë situatë, patjetër të ketë kufizime, pavarësisht nëse është sektor privat, duhet të ketë kufizim sepse ndikon keq tek popullata do të mbesim me 500 mijë qytetarë… Të angazhohet pak populli të mos heshtë, derisa heshtim do të jetë kështu”.

“Duhet me e vendosur ndonjë lloj rendi këtu. Pa rend nuk bën, dikush i hyp çmimet palidhje, dikush më poshtë dikush më lart, orizi diku 59, dikush 79 denarë, çmime me shumë dallime”.

A keni parë ndonjëherë inspektorët e tregut të veprojnë?

“Hiç nuk kemi parë, asnjëherë edhe me ardhur ndonjë, hyn del asgjë nuk bën”.

Nga pushteti thonë se nuk mund të bëjnë ngrirje të çmimeve të produkteve ushqimore, derisa kuvendi nuk e miraton ligjin për Konsumatorët, i cili do ti japë më shumë kompetenca Inspektoratit të tregut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button