Brukseli me paralajmërim për Musk: Zogu Twitter do të fluturojë sipas rregullave të BE-së

Komisioni Evropian i ka kujtuar Elon Musk se duhet të respektojë rregullat e Bashkimit Evropian, pas informacioneve se po merr kontrollin e Twitter-it, raportoi “Euronews”.

“Në Evropë, zogu do të fluturojë sipas rregullave tona,” shkroi në Twitter Komisioneri Evropian i Tregut të Brendshëm, Thierry Breton, disa orë pasi Musk njoftoi se “zogu është i lirë”, duke iu referuar logos së Twitter.

Breton shtoi hashtagun”#DSA” në postim, i cili i referohet Aktit të Shërbimeve Digjitale të BE-së, rregullorja e miratuar së fundmi që rregullon përgjegjësitë e kompanive të teknologjisë së lartë dhe të internetit. Një legjislacion i tillë detyron kompanitë të parandalojnë publikimin e dezinformatave dhe të prezantojnë protokolle për të ndaluar përhapjen e përmbajtjeve komprometuese në kohë krize, si në rastin e pandemisë Covid-19.

Komisioneri i BE-së postoi gjithashtu një lidhje me një video nga maji që e tregon atë me Elon Musk në fabrikën e makinave Tesla në Teksas. Musk tha në atë kohë se rregullimi digjital i BE-së ishte saktësisht në përputhje me mendimin e tij dhe se ai ishte dakord me gjithçka që tha Breton për masën në lidhje me detyrimet e rrjeteve sociale për të moderuar përmbajtjen.

Mediat amerikane raportuan se Musk kishte marrë kontrollin e Twitter dhe shkarkoi drejtorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button