BE vendosi ndalesë për shitjen e automjeteve të reja në benzinë dhe dizel pas vitit 2035

Në vendet anëtare të BE-së në periudhën pas vitit 2035 qytetarët nuk mund të furnizohen me vetura të reja të cilat lëvizin me derivate benzinë dhe dizel. Përfaqësuesit e parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës mbrëmë e kanë harmonizuar marrëveshjen e parë për zvogëlimin e grimcave të gazrave serë në pjesën e transportit, të cilat duhet që deri në vitin 2030 t’i zvogëlojnë gazrat e dëmshme për 55% te automjetet e reja dhe pesë vjet më vonë, tërësisht të shfuqizohen gazrat të cilat ndikojnë negativisht në rritjen e ndryshimeve klimatike, shkruan Euronews.

Kjo ndalesë do të vlejë si për veturat, ashtu edhe për furgonët. Hapi i këtillë drastik vijon në bazë të gjendjes aktuale, në të cilën transporti është pjesëmarrës me 30% në grimcat e përgjithshme të gazrave serë në nivel të BE-së. Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Mjedis Jetësor, transporti është sektori i vetëm në të cilin gazrat serë rriten në 30 vitet e fundit.

Ndaj këtij vendimi ka pasur reagime nga ekologët dhe nga industria automobilistike. Nga Grinpis reagojnë se afati i dhënë deri në vitin 2035 është shumë i gjatë, duke shtuar se kjo ndalesë në BE duhet të vendoset më së voni deri në vitin 2028. Ekologët nga kjo organizatë thonë se në kuadër të BE-së nuk ka përkushtim të mjaftueshëm për aksion klimatik.

Përkundër kësaj, prodhuesit evropian të automjeteve, vendimin e kanë vlerësuar të paprecedent dhe me ndikim të gjerë. Nga auto-industria thonë se vetë vendet anëtare të BE-së duhet ta përshpejtojnë transicionin drejt zero dyoksid karboni, që të jetë realizohet.

“Tani dëshirojmë t’i shohim kushtet kornizë të cilat janë me rëndësi thelbësore për plotësimin e këtij qëllimi që të reflektohen në politikat e BE-së. Ata përfshijnë bollëk të burimeve të rinovueshme të energjisë, rrjet pa ndërprerje të infrastrukturës private dhe publike për mbushje dhe qasje deri te lëndët e papërpunuara”, thonë nga industria autoobilistike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button