fbpx

Isa Mustafa paralajmëron largimin nëse humb zgjedhjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur edhe njëherë i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet më 8 qershor.Por nëse një gjë e tillë nuk ndodh, i pari i LDK-së, ka thënë se më nuk do të mbajë më këtë pozitë.“Do të largohem nga pozita e kryetarit të partisë nëse i humb zgjedhjet”, ka thënë Mustafa.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur edhe për ekzistencën e organizatës ilegale SHIK dhe asimilimit të saj me qeverisjen e LDK-së.

Mustafa ka thënë se me ardhjen e LDK-së në pushtet, emri i një organizate të tillë nuk do të dëgjohet më.

Ai gjatë emisionit në RTV21, ka thënë se LDK-ja do të ja heq frikën qytetarëve sa i përket kësaj organizate ilegale, duke u munduar kështu që në funksion dhe në mbrojtje të qytetarëve t’i sjellë organizatat legale siç është AKI-ja.

“Ne do ta heqim këtë frikë, sepse e kemi AKI-në dhe ata në mënyrë legale dhe në mënyrë të ligjshme mund ta bëjnë këtë punë, dhe do të punojmë maksimalisht që mos të ketë shërbime sekrete”, ka thënë Mustafa. /rtk/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close