Me 63 vota “për”, deputetët e votuan Risto Penovin për ministër të Vetëqeverisjes Lokale

Në Kuvendin e Maqedonisë së së Veriut sot deputetët votuan me 63 vota “për” dhe 30 “kundër” për zgjedhjen e ministrit të ri të Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, njofton Portalb.mk.

Menjëherë pas votimit, ai dha deklaratë solemne me çka edhe zyrtarisht e mori funksionin.

Diskutimi për propozimin për zgjedhje të Penovit për ministër zgjati tre ditë. Në paraqitjen e propozimit përpara deputetëve, kryeministri Dimtar Kovaçevski tha se është i bindur se Qeveria me Risto Penovin në fushën e vetëqeverisjes lokale do të bëjë më shumë në politikat strategjike edhe në nivel lokal, por edhe në atë qendror.

Opozita, e ka kritikuar se bëhet fjalë për kuadër të harxhuar i cili vjen nga periudha e tranzicionit. Gjithashtu, VMRO-DPMNE e kritikoi pushtetin se me këtë propozim bën defokusim të opinionit nga problemet reale dhe në vend që të ofrojë zgjidhje për krizën ekonomike dhe energjetike dhe t’u ndihmojë qytetarëve ajo propozon ministër të ri, për të cilin nuk besojnë se është zgjidhje e mirë.

Penov vjen në këtë pozitë, pasi ministri i Vetëqeverisjes Lokale nga Partia Liberal Demokratike, Goran Milevski  dha dorëheqje më 20 shtator.

Milevski, siç deklaroi, tërhiqet për arsye personale dhe partia e tij e propozoi Penovin për kandidat të ri për ministër. Milevski është anëtar i Partisë Liberal Demokratike që nga viti 1995. Që nga viti 2015 mban postin e kryetarit të PLD-së. Ai është zgjedhur Ministër i Vetëqeverisjes Lokale më 27 qershor 2019.

Në këtë seancë, deputetët votuan edhe Hysni Ismailin për nënkryetar të Kuvendit, si dhe dy kandidatët për gjykatës kushtetues që e kaluan filtrin e komisionit, Fatmir Skender dhe Tanja Vasiq Bozaxhieva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button