Cuculi ndahet nga Shkëndija!!!

Kur pritet që Shkëndija nga dita e enjte të fillojë përgatitjet, për tifozët kuq e zi ka ardhur një lajm që nuk është mirëpritur, pasi që futbollisti kërçovarë, Ardian Cuculi, ka paralajmëruar largimin nga skuadra ku kaloi plot 5 vite. Cuculi këtë lajm e ka publikuar në  profilin e tij në “Facebook”, por duke mos dhënë asnjë detal rreth pistës se ku do të jetë “aterrimi” i futbollistit me përvojë, i cili ka qenë një nga shtyllat e mbrojtjes kuqezi.

Mes tjerash ja çka shkroi Cuculi: “LAMTUMIRE SHKENDIJE!!! FALEMINDERIT te gjitheve per perkrahjen keto 5 vite!! zemra iME cdohere do jete KUQ E ZI!!!”, ishte shkrimi i Ardianit, e që e kanë pasuar komente të shumta të të tifozëve kuqezi, që kanë kërkuar përgjigje, e që askush nuk e ka marrë atë. Shumica e atyre që kanë komentuar, kanë shprehur keqardhje për largimin e Ardianit, por duke i uruar karrirerë të suksesshme kudo që do të vazhdojë.

Cuculi në Facebook
Cuculi në Facebook

Një prej varianteve që mundë të ndodhë, është kalimi i Cuculit në kampionatin shqiptar te Partizani, ku tani skuadrën nga Tirana e udhëheq trajneri Shpëtim Duro i cili sapo është larguar nga Shkëndija.

Shkëndija grumbullimin e ka planifikuar ta ketë të enjten, ku futbollistët do të kryejnë kontrolle të detajuara mjekësore. Për të dielën është paraparë që skuadra të zhvillojë një seancë më të lehtë stërvitore, ndërsa në mbrëmje (ora 20:00) ekipi udhëton drejt Strugës, ku do të zhvillohet faza e parë përgatitore. Ndërkohë paraditen e të premtes priten të shpalosen emrat e të stafit tekin, si dhe përforcimet eventuale. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button