fbpx

Shqipëria përsëri mundet në fund (Video)

Shqipëria kanë pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë miqësore brenda një jave të zhvilluar.

“Shqiponjat” kanë humbur si mysafirë në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Ferenc Puskas” kundër Hungarisë me rezultat prej 1:0.

Megjithëse te dyja ekipet e kërkuan rrugën e golit, rrjetat heshtën përgjatë 45 minutave të para, kjo në saje të mbrojtjeve të forta të dyja ekipeve.

Edhe pjesa e dytë e dyta ishte pothuajse e njëjtë si ajo e para, megjithatë hungarezët arritën të realizonin gol. Ishte minuta e 81 e takimit kur Tamas Priskin shënoi nga pika e bardhë dhe kështu, ky ballafaqim përfundoi me rezultat prej 1:0 për vendasit.

Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e dytë brenda një jave e kombëtares sonë, pasi që ditë më parë të besuarit e trajnerit Gianni De Biassi kishin pësuar humbje me rezultat minimal prej 1:0.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close