RMV, nëse e gabojnë certifikatë, ajo duhet të paguhet nga punonjësit e administratës

Enti Shtetëror i Revizionit ka zbuluar që mbi 20 mijë qytetarë janë ankuar se kanë marrë certifikata të lindjes me gabime në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut, raporton pres24.

Drejtori i Drejtorisë, Blerim Abazi për “PlusInfo” deklaroi që do të ketë dënime për të punësuarit që shpesh gabojnë.

“Do t’i detyrojë të gjithë regjistruesit. Të gjithë jemi njerëz dhe gabojmë, por duhet të ketë ndonjë numër deri sa është e lejuar një regjistrues të gabon. Nëse tejkalohet ai nivel, atëherë regjistruesi do të duhet vetë t’i paguan certifikatat me gabime. Nëse nuk përmirësohet puna edhe me këtë, atëherë do të ketë masa tjera”, deklaroi Abazi.

Në një intervistë për Portalb.mk, Kristina Petrovska nga Drejtoria për Menaxhimin me Librat Amë flet për digjitalizimin e librave amë, certifikatat me të dhënë të gabuara, si dhe shërbimet elektronike të kësaj drejtorie. Ajo thotë se deri në fund të vitit 2023 pritet të përfundojë digjitalizimi i të gjithë librave amë.

Portalb: Në vitin 2019-të DMLA ka shtypur rreth 21.957 certifikata me të dhëna të gabuara, sa është numri i certifikatave me të dhëna të gabuara për vitin 2020 dhe 2021?

Petrovska: Numri i certifikatave të prodhuara gabimisht është ulur ndjeshëm në dy vitet e fundit. Me rregullore të Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë është përcaktuar numri i certifikatave që zyrtari shtetëror mund t’i gabojë në baza vjetore. Sipas raporteve mujore që na i dërgojnë drejtuesit e departamenteve rajonale në fund të vitit, hartohet raport vjetor më të cilin përmblidhet numri i certifikatave të lëshuara dhe numri i certifikatave të lëshuara gabimisht, sipas metodologjive përkatëse dhe nëse ndonjë regjistrues ka gabuar numër më të madh certifikatash, ai merr përsipër që të njëjtat t’i paguajë vetë. Për momentin nuk kemi numër të saktë për t’ju thënë, por është reduktuar ndjeshëm.

Portalb: Në rast se zyrtari shtetëror i gabon të dhënat në certifikatë, pse duhet qytetari të paguajë për certifikatë të re?

Petrovska: Nëse zyrtari shtetëror ka bërë një gabim në shtypjen e ndonjë certifikate dhe ka ndodhur të gabojë sepse është një çështje e gjallë, qytetari nuk paguan për certifikatën e re që do të lëshojë zyrtari.

Portalb.mk, në periudhën e kaluar ka bërë disa hulumtime për nevojën e domosdoshme të shërbimeve elektronike. Sipas hulumtimit, në çështjen e shërbimeve elektronike, Maqedonia e Veriut është 10 vite mbrapa Bashkimit Evropian.

Digjitalizimi i shërbimeve, padyshim që është në dobi dhe interes të qytetarëve, shtetit, por gjithashtu edhe i domosdoshëm për atje ku synojmë të integrohemi, BE. Hulumtimet tona paraprake kanë dëshmuar dhe treguar se rezultatet nga raportet, analizat, apo anketat e institucioneve ndërkombëtare apo të brendshme, por edhe OJQ-ve për administratën e Maqedonisë së Veriut nuk janë vetëm kritika në letër, por problem serioz në përditshmërinë e qytetarëve që enden sporteleve për një dokument të caktuar.

Nxjerrja e dokumenteve me prani fizike, pra në sportele, u harxhon njerëzve kohë, para dhe nerva. Këtë më së miri e treguam në hulumtimet tona ku për një certifikatë të lindjes, i cili mund të nxirret për 5 minuta, pritëm një javë, si rezultat i mungesës së efikasitetit të administratës. Ne, e dëshmuam me ndjekje nga afër të një çifti i cili dëshironte të kryente procedurën e kurorëzimit, i cili hasi në shumë hapje-mbyllje dyersh derisa në fund, nuk mundi të kurorëzohet në komunën e tyre, por shkoi në një komunë tjetër për t’iu shmangur pritjes disa mujore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button