Shkup, ekspertët do të flasin për “shpresat dhe frikën e prindërve nga ndikimi i teknologjisë te të rinjtë”

Në kuadër të iniciativës “Njeriu i tejdukshëm”, sot nga ora 18:00 në “Javna Soba” në Shkup do të mbahet biseda publike me ekspertë në temën “Prindërimi në një botë digjitale – shpresat dhe frika në lidhje me ndikimin e teknologjisë te të rinjtë”. Ngjarja në të njëjtën kohë do të transmetohet video live në ueb faqen e Goethe-Institut-it Shkup në “Facebook”.

Ngjarja e së shtunës ka për qëllim kryesisht prindërit. Pritet që në të të flitet për këndvështrime të ndryshme për fenomenin e botës digjitale, ndaj së cilës janë të ekspozuar fëmijët e tyre dhe ata vetë.

Ka mundësi që të gjithë të interesuarit të bëjnë pyetje para ngjarjes, në mënyrë që të përgjigjen ekspertët: Radmila Zhivanoviq – psikologe dhe psikoterapiste e akredituar, Arben Gudaçi – ekspert për mbrojtjen e të dhënave dhe Vladimir Petreski – redaktor në shërbimin e verifikimit të fakteve “Vërtetëmatës” i krijuar nga Fondacioni “Metamorfozis”.

Më 25 tetor me ekspozitën interaktive “What the future wants” (Çfarë do e ardhmja) , u shënua fillimi i iniciativës “Njeriu i tejdukshëm” të cilën e zbatojnë Instituti Goethe Shkup dhe Fondacionit “Metamorfozis”. Qëllimi i iniciativës është të promovohen aftësitë mediatike dhe informative të gjeneratave të reja si dhe rrethit të tyre – prindërve, arsimtarëve si dhe të tjerëve të interesuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button