Petrovska takoi sindikatat: Nga nëntori, pjesëtarët e Armatës do të kenë rritje të pagave për 2000 denarë

Pjesëtarët e ushtrisë nga muaji nëntor do të kenë rritje të pagës në shumë prej 2.000 denarë. Kjo do të thotë se me pagën e tetorit, e cila do të paguhet në muajin nëntor, pjesëtarët e ushtrisë do të kenë rritje të pagës bazë prej 2000 denarë. Kjo u konfirmua në kuadër të dialogut të vendosur nga ministrja Sllavjanka Petrovska me sindikatat në Ministri dhe Ushtri, dje në Ministrinë e Mbrojtjes, në ora 19:00, ku u mbajt takim i ministres Petrovska me udhëheqësit e katër sindikatave në Ministri dhe Ushtri, transmeton Portalb.mk.

“Ushtria është garantuesi i sigurisë së çdo qytetari dhe për këtë arsye për mua si ministre dhe për Ministrinë mbetet prioritet përmirësimi i pozitës së çdo ushtaraku”, tha ministrja.

Bëhet fjalë për një shumë për ngritje të pagave të pjesëtarëve të Armatës, për të cilën ministrja Petrovska dhe përfaqësuesit e sindikatave në Ministri dhe Ushtri e negociuan dhe arritën marrëveshje në prag të miratimit të Ligjit për shërbim në ushtri. 

Në takimin në të cilin kryetari i LSM-së, Darko Dimovski dhe këshilltari i kryeministrit për mbrojtje, Dragan Vasilevski, biseduan me ministren Petrovska dhe përfaqësuesit e sindikatave, u konfirmua përkushtimi i përbashkët për rritje të mëtutjeshme periodike të pagave gjë që do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të standardit të pjesëtarëve të ushtrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button