Katrahura e quajtur testim ekstern

Testimi ekstern në shkollat fillore dhe të mesme vazhdon ende me gjithë problemet dhe palogjishmëritë e paparanuara për një proces arsimor. Përpos që disa pyetje janë gjysmë shqip e disa gjysmë maqedonisht, të stërmbushura me kundërthënie logjike, nxënësit ballafaqohen edhe me problemin e kuadrove të papërgatitura dhe të në një masë të madhe në panik nga dënimet e lajmëruara nga MASH.
Shembuj nga gabimet dhe palogjikshmëria e pyetjeve-

  1. Gabimet teknike janë të shumta. Ka raste kur shenjat e pikësimit nuk janë në vendin e duhur, ose mungojnë fare. Ka raste kur dy fjalë janë bashkuar duke krijuar një fjalë të re të pakuptimtë. Të shpeshta janë fjalitë e shkruara me fonte të ndryshme. Ka raste kur shfaqen edhe pyetje në gjuhën maqedonase, si p.sh.:


Ka shumë pyetje të cilave as edhe mendjet më të ndritura të planetit nuk do të mund t’ua gjenin përgjigjen. P.sh

-

Veç mungesës së logjikës, këtu ka gabim vetë fjalia në gjuhën angleze, që d.m.th. se para very duhet të shtohet nyja e pashquar si dhe pika në fund të fjalisë.

LEXO më shumë në Testet eksterne me gabime ekstreme dhe Tragjikomedia e testimit ekstern dhe Katastrofa e testeve eksterne!

Portalb mëson se nga shkolla e mesme e mjekësisë në Shkup, nxënësit njoftojnë se kanë marrë ndihmë nga profesorët, të cilët nga frika mos të dënohen lirshëm janë futur në klasa dhe ju kanë ndihmuar.

“Gjatë testimit profesori i lëndës në të cilën testoheshim, hynte në klasë dhe na tregonte, mirëpo ajo që unë vërejta ishte se nxënësve më të dobët ua tregonin përgjigjet gabim. Në disa lëndë gjatë testimin mundeshim të kopjojmë dhe pasi e kuptuan këtë profesorët, hynin në klasë dhe nxënësve të dobët ju jepnin përgjigje gabim ndërkaq nxënësve të shkëlqyeshëm ju ndihmonin”, tha për Portalb, R.G., nxënëse e shkollës së mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov”, në Shkup.

Nxënësit thonë se problemet dhe gabimet që kanë hasur vitin e kaluar, në vend se të mënjanohen, gjatë këtij viti janë shtuar edhe më shumë.

“Problemet që patëm vitin e kaluar vazhdojnë te jenë përsëriten edhe këtë vit. Ka shumë mangësi kur logohemi që të bëjmë testin, kurse sa për pyetjet janë në dijeni edhe shumica e profesorëve që kanë shumë probleme drejtshkrimore dhe disa prej tyre nuk mund të kuptojmë se çfarë në të vërtet kërkohet”, tha për Portalb Z.M, nxënës i vitit të dytë.

Pyetjet nga lënda e historisë dhe gjeografisë, edhe vetë profesorët nuk mundeshin të ju përgjigjen.

“Në lëndën e historisë dhe gjeografise kishte disa pyetje për të cilat profesorët mundeshin të na ndihmojnë, por thonin që nuk i dinin përgjigjet. Ato mësime nuk i kishim mësuar fare, as në tekstet shkollore nuk i kemi”, thonë nxënësit.

Sa do të jetë ky tesim i realët dhe sa do të mund të vlerësohen profesorët dhe arsimtarët nëpërmjet tij, pritet që të shohim pas publikimit të rezultateve. Kurse nga ana tjetër, Ministri për Arsim dhe Shkencë, Spiro Ristovski, thotë se testimi ekstern i cili do të përfundojë më 10 qershor, po realizohet me sukses, pa problem teknike.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ky test nuk eshte fare i realtë,permban pyetje pa pergjigje, formulimet e pytheve jane te katranosura nga analfabetë që kanē zêne kolltuqet e te mençurve dhe dijetareve. Mendoj se ky test eshte i panevojshem per te gjith nxenesitt . Ka gabime gjithkund, perse nuk i ndajne pyetjet per drejtimet e dugura por pyetjet jane si per mjekësi, si per drejtimin e informatikes e kshtu me rradh.!! Ky tes eshte i panevojshemmmm……..ju bej thirrje te gjithvee largone ket test te pakuptimtee, se te gjith e dime se pse eshte vendosur, nga me i riu e deri te me i moshuarii

  2. patjeter te organizohen protesta duke e bojkotuar vitin e ardhshem shkollor deri sa te kthehet dinjiteti i ARSIMIT SHQIPTARE. Perkrahje pa rezerv duhet edhe prej organizatave Studentore, shoqatave te ndryshme, inspektorve te arsimit, pedagodve …
    SITUATA ESHTE ALARMANTE!!?

Back to top button