Bërnabiq shpalosi prioritetet e Qeverisë së re

Mandatarja për kryeministre të Qeverisë së re të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë gjatë paraqitjes së programit qeverisës se, energjia përbën prioritetin kyç në qeverisjen e saj, raporton REL.

Sa i përket politikë së jashtme, ajo ka thënë se Ukraina “është kthyer në çështjen kryesore”.

“Në një botë të tillë, Serbia duhet të pozicionojë veten, të ruajë stabilitetin dhe të vazhdojë rritjen dhe zhvillimin, dhe kjo përbën detyrën bazike të qeverisjes së ardhshme”, ka thënë Bërnabiq.

Sipas saj, Serbia do të investojë 12 miliardë euro në politika të reja energjetike në vitet në vijim.

“Serbia do të nisë ndërtimin e një tubacioni të naftës për në Hungari, sa më shpejt që është e mundur, dhe ky do të jetë në mesin e projekteve që kanë prioritet në Qeverinë e re”, ka thënë ajo.

Serbia dhe Hungaria kanë arritur pajtueshmëri për ndërtimin e një tubacioni nafte që i mundëson Serbisë të furnizohet me “naftë më të lirë përmes tubacionit Druzhba”, kanë thënë autoritetet hungareze.

Marrëveshja për ndërtimin e tubacionit është arritur pasi Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione të reja tregtare ndaj Rusisë më 6 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button