Shkallët e interesit për tejkalim të lejuar kanë arritur në 10 përqind me çka u rritën edhe të dalat e qytetarëve

Pjesa më e madhe e bankave në vend së fundmi pothuajse i barazuan shkallët e interesit të minusit të lejuar dhe të palejuar të llogarive bankare të qytetarëve. Kështu, tani edhe kur harxhoni nga i ashtuquajturi “tejkalim i lejuar” paguani interes prej 10 përqind në nivel vjetor për vlerën e harxhuar. Në disa banka, kjo shkallë interesi para rritjes ishte vetëm 2 përqind, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Gjatë rritjes së interesit, qytetarët u njoftuan vetëm nëpërmjet një mesazhi të shkurtër nga vetë bankat.

Për atë se cila është arsyeja për rritjen e shkallëve të interesit, Meta.mk i kontaktoi bankat më të mëdha, por deri në ditën e publikimit të këtij artikulli nuk morëm përgjigje të pyetjeve tona as nga Banka Komerciale e as nga Stopanska Banka Sh.A. Shkup.

Në përgjigjen e NLB Bankës është shënuar se ato i ndjekin hapat e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRMV), ndërsa nga BPRMV thonë se bëhet fjalë për një vendim tregtar të vetë bankave.

Më saktësisht, nga NLB u përgjigjën se rritja e shkallëve të kamatës për tejkalimin e lejuar është kryer konform rritjes së shkallëve të interesit në shënimet arkëtare nga ana e Bankës Popullore.

“Ndryshimi i fundit në NLB Bank është bërë më 1 korrik të këtij viti, kur shkalla e interesit për tejkalimin e lejuar është rritur për 0.75 përqind pikë. Ndryshimi i shkallës së interesit për tejkalimin e lejuar rrjedh nga ndryshimi i shkallës së interesit të shënimeve arkëtare, sepse e njëjta është variabile dhe përbëhet nga vlera e shënimeve arkëtare e rritur për një shtesë fikse”, shkruan në përgjigje.

Nga BPRMV për meta.mk nga ana tjetër informojnë se kompensimet bankare për shërbimet e dhëna, në thelb janë vendim tregtar dhe afarist i vetë bankave.

“Të dhënat tona zyrtare statistikore, tani për tani nuk tregojnë ndryshime më të mëdha të shkallëve të interesit, si çmim bazë që popullata dhe sektori korporativ e paguajnë për kreditë që i shfrytëzojnë nga bankat. Mirëpo, sigurisht bankat qendrore, duke u udhëhequr nga interesi i qytetarëve dhe kompanive, ndikojnë në mënyrë indirekte mbi çmimin e shërbimeve bankare nëpërmjet të nxitjes së konkurrencës më të madhe, posaçërisht në pjesën e shërbimeve pagesore, e sigurisht që konkurenca më e madhe sjell edhe ofertë më të gjerë të produkteve me kushte më të volitshme për qytetarët dhe kompanitë”, thonë ato.

Sipas të dhënave të shënuara në ueb faqet zyrtare të bankave, shkalla e interesit për tejkalimin e lejuar në nivel vjetor për të gjithë klientët është 10 përqind nga vlera e përgjithshme e tejkaluar.
Në pajtim me këtë, nëse një qytetar i cili merr një rrogë mesatare në muaj, që sipaс Entit Ѕhtetëror Ѕtatistikor sipas përllogaritjeve në muajin korrik është 31.182 denarë, tejkalon një rrogë, në nivel vjetor duhet të paguajë 3.181,2 denarë.

Udhëheqësi i Agjencisë për konsulting tatimor dhe kontabilist-financiar “Pro Agens” dhe Magjistër i Ekonomisë Monetare, Pavle Gacov mendon që asnjë dispozitë nuk obligon rritje të këtyre shkallëve të interesit.

“Pas vitit 2015, viti 2022 është viti i parë me shkallë pozitive të interesave sipas euriborit. Banka popullore e rriti në mënyrë të duhur shkallën e interesit në 3 përqind në përpjekje që të ndikojë në uljen e kërkesave dhe multiplikatorit kreditues të bankave komerciale, dhe për ta frenuar inflacionin në rritje”, thekson Gacov.

Ai sqaron se kjo rritje e shkallëve të interesit është përcjellë me një rritje minimale të interesave depozitare, por edhe të interesave të shënimeve arkëtare, gjegjësisht shënimeve shtetërore dhe obligacioneve.

Sipas Gacov, për momentin për bankat është krijuar një hapësirë për rritjen e shkallëve të tejkalimit të lejuar që paraqet të hyrja për ato.

“Asnjë dispozitë nuk obligon rritje të këtyre shkallëve të interesit dhe të njëjtat nuk janë të parapara me ndonjë normë të veçantë, ndërsa nga ana tjetër ato e shfrytëzojnë pozitën e tyre në treg për përmirësimin e rezultatit financiar, në llogari të klientëve të tyre”, potencon ai.

Të hyrat që i krijojnë bankat në llogari të qytetarëve është rezultat i rritjes së shkallës referuese të interesit, nga e cila siç thekson Gacov, llogaritet kamatë ndëshkuese për pagesa të vonuara e cila prej korrikut të vitit 2022 e këndej është 11 përqind për qytetarët dhe 13 përqind për kompanitë.

Banka popullore e sheh zgjidhjen që do të shpjerë deri te ulja e sërishme ose normalizimi i shkallëve të interesit, e sheh tek Ligji i ri për shërbime pagesore, që duhet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2023.

Nga atje thonë se implementimi i të njëjtit duhet të nxitë hyrje të dhënësve të rinj të shërbimeve pagesore.

“Me atë do të rritet edhe konkurrenca duke pasur parasysh se rrjedhimisht bankat janë të vetmit dhënës të shërbimeve pagesore. Konkurrenca me paraqitjen e dhënësve të tjerë të shërbimeve pagesore pritet të ndikojë në uljen e çmimeve të shërbimeve”, thonë nga BPRMV.

Përgjigjes i shtohet edhe se Ligji pritet që të sigurojë transparencë më të madhe me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve.
,,Me implementimin e llogarisë pagesore me funksione themelore qytetarët do të mund të realizojnë transaksione pagesore për shlyerjen e obligimeve të tyre të rregullta dhe për të njëjtat do të paguajnë lartësi të arsyeshme të kompenzimeve që nuk mund të jetë më e madhe se 0,1 përqind e rrogës mesatare të paguar në vend për 12 muajt e fundit (rreth 30 denarë)”, thonë nga BPRMV.

Edhe Gacov është dakord që për të ndodhur ulje e shkallëve të interesit nevojitet rritje e konkurrencës në sektorin bankar.

“Gjegjësisht, shërbimet pagesore nuk janë formë e deponimit dhe kreditimit të mjeteve monetare për interesa, por formë e transferimit të parave për të cilat do të paguhen provizione. Në sistemin financiar të Maqedonisë përveç bankave dhe kursimoreve janë të përfshira edhe shoqëritë financiare, por për fat të keq kjo nuk ishte arsye për përmirësim të pozitës së klientëve nga aspekti i uljes së shkallëve të interesit, dhe prej këtu mbetemi me gjendjen që bankat e maqedonisë të punojnë me margjinën më të lartë të interesave, gjë që e bën pozitën e tyre të jetë dukshëm komode në këtë segment”, thotë Gacov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button