Snowden, NSA: Gjermania të investigojë telefonin e Merkel

Gjermania është duke hetuar akuzat e bëra nga amerikani Edward Snowden se qeveria e SHBA-së ka përgjuar telefonin e kancelares Angela Merkel. Merkel ka kërkuar publikisht një shpjegim për spiunazhin e  pretenduar nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA).

Hetimi u njoftua pasi Presidenti amerikan Barak Obama vizitoi Evropën.

“Dëshmi të mjaftueshme faktike ekzistojnë se anëtarë të panjohur të shërbimeve amerikane të zbulimit kanë spiunuar telefonin celular të Kancelares Angela Merkel”, theksoi  inspektori i përgjithshëm Harald Range.

Në të njëjtën kohë, ai tha se kishte vendosur kundër hapjes së një hetimi më të gjërë lidhur me pretendimet e vëzhgimit të qytetarëve gjermanë. Presioni për një hetim të gjerë, ka qenë në rritje, thonë korrespondentët gjermanë./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button