Nancy Pelosi do të vijë në samitin e Zagrebit për deokupimin e Krimesë, merr pjesë edhe Maqedonia me Talat Xhaferin

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dje dhe sot ka marrë pjesë në Samitin e parë parlamentar të Platformës ndërkombëtare për Krimenë, i cili po mbahet në Zagreb, ku po vjen edhe kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi, transmeton Portalb.mk.

Samiti organizohet nga Parlamenti Kroat dhe Rada Verkhovna (Parlamenti) e Ukrainës. Zagrebi e interpreton pjesëmarrjen e Pelosit si konfirmim të përafrimit të politikave të Amerikës dhe Kroacisë.

Në Samitin, në të cilin do të inaugurohet dimensioni parlamentar i Platformës së Krimesë, pritet pjesëmarrja e më shumë se 50 delegacioneve parlamentare nga vendet pjesëmarrëse dhe organizatat ndërkombëtare që mbështesin Platformën. Në fund të Samitit, pjesëmarrësit pritet të miratojnë një deklaratë të përbashkët.

Platforma ndërkombëtare për Krimenë është format për konsultimin dhe koordinimin e vendeve dhe organizatave ndërkombëtare që mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. E njëjta synon të rrisë efektivitetin e reagimit ndërkombëtar ndaj okupimit të vazhdueshëm të Krimesë, t’iu përgjigjet kërcënimeve në rritje të sigurisë, të parandalojë shkeljet e mëtejshme të të drejtave të njeriut dhe të arrijë qëllimin kryesor – de-okupimin e Krimesë dhe kthimin e saj paqësor në Ukrainë.

Ndryshe, lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button