Nga e enjtja grevë në “Ujësjellësin” e Shkupit, nuk do të mbyllen ventilat e ujit, por s’do të ketë kush t’i sanojë defektet, thonë nga sindikata

Të punësuarit në NP “Ujësjellësi dhe kanalizime” në Shkup nga e enjtja do të fillojnë grevë, nëse deri nesër kryetarja Danella Arsovska nuk e shkarkon u.d drejtorin Marjan Mitovski. Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) Darko Dimovski thotë se nga nesër do të fillojnë procedurën ligjore për grevë dhe nëse në afat prej dhjetë ditësh nuk gjendet zgjidhje për kërkesat e tyre me ndihmën e ndërmjetësuesve, punëtorët do të ndalojnë kryerjen e detyrave të tyre të punës, transmeton Portalb.mk.

“Nuk do t’i mbyllim ventilat e ujit, por nuk do të ketë kush t’i riparojë defektet dhe për këtë Shkupi nuk do të ketë ujë. Kryetarja Danela Arsovska të mos përhapë panik, por të ndihmojë në luftën për realizimin e të drejtave të punëtorëve dhe të ndalojë ata që i shkelin ato, në të kundërtën do të vërtetohen faktet se të drejtat e punëtorëve shkelen me diktimin e saj nga sherifët e saj të cilët për rikujtim, ka lënë pa rrogë mbi 1.000 punëtorë në NTP-së dhe tani kërkon të lërë pa punë mbi 1.000 punëtorë në ‘Ujësjellësit dhe kanalizimeve’ nëse nuk i binden drejtorit të saj”, thotë Dimovski.

Ai pohon se gjatë ditës së sotme ka presion ndaj punonjësve që të largohen vetë nga postet në të cilët janë vendosur, pasi drejtori dhe kryetari nuk e kanë një mundësi të tillë.

Kryetarja Arsovska dje në një konferencë për media tha se greva e paralajmëruar në “Ujësjellësit” është instruktuar politikisht nga VMRO-DPMNE dhe se partia e ka shndërruar ndërmarrjen në zyrë për punësim të kuadrit partiak. Ajo kërkoi nga Prokuroria Publike dhe autoritetet e tjera shtetërore që të parandalojnë kërcënimet për ndërprerje të ujit në kryeqytet.

Ndryshe, në Shkup, pikërisht për të njëjtën arsye, mos-pagesën e rrogave, transporti publik pati ndërprerje disa herë. Ndërmarrja publike dhe Qyteti i Shkupit, madje, protestuan para Qeverisë, për shkak të, siç thonin, borxhit të papaguar ndaj ndërmarrjes.

Këshilli i Qytetit të Shkupit ditë më parë ridestinoi rreth dy milionë denarë për subvencionim të NTP-së, ndërsa Qyteti po aq mjete kërkon nga pushteti qendror.

Qyteti i Shkupit me vit më parë e subvencionin punën e NTP-Shkup. Një nga premtimet kryesore të kryetares aktuale të Qytetit të Shkupit Danella Arsovska para zgjedhjeve lokale vitin e kaluar ishte vendosja e transportit falas publik për të gjithë, gjë që deri tani uk nuk është përmbushur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button