fbpx

Edukimi dhe punësimi në Maqedoni

Të rish, të mendohesh, të analizosh dhe mos kesh përgjigje. Kjo gjendje tët rëndojë vite me radhë. Të të dëshpërojë e të luftosh atë dhe të kthehesh në gjendjen e mëparshme. Të të përplasë për toke e të ngitesh prape. Të të lëndojë shpirtin e ti të shërosh atë vetë…Përse? Vetëm e vetëm duke menduar dhe shpresuar se do të vijë një ditë më e bardhë që sdo të ketë fund asnjëherë.

Përse ekzistojnë shkollat? A janë ata institucionet arsimore, ku fëmijët do të marrin jo vetëm dituri nga sfera nga më të ndryshme për ekzistencën e çdo sendi në botë, por edhe për urtësinë, bujarinë, moralin dhe shpirtin i cili kultivohet vit mbas viti.

Po mirë. Mbaron edukimin fillorë, të mesëm me vështirësi apo pa vështirësi, pasi që në të shumtën e rasteve je në vendin tënd dhe po thuajse i ke të gjitha kushtet. Pastaj vendos të marrësh një hap më të madh, të bëhesh student, në një vend të huaj ku nuk njeh askënd, përpos ndonjë shoku/shhoqje nga shkolla e mesme. Dhe këtu fillon sfida e jetës.

Mundohesh me çdo forcë që të arrishë në kohë të gjithë provimet ti japish. Të mbarosh me suksesin më të madh vetëm e vetëm që prindërit të mburren me ty. Duuke i harruar çastet e dhimbshme që kalon si student, pa gjumë, disa herë pa ngrënë e pa pirë, i lodhur, disa herë edhe i anashkaluar nga shoqëria, profesorët dhe të tjerë. Harron vuajtjet vetëm e vetëm të shijosh momentin e diplomimit me sukses më të madh.

Po çfarë ndodh pastaj? Je i gatshëm dhe me plotë shpresë se do të gjejsh punën sipas kualifikimeve tua më të mira. Teton kështu vite me radhë. Nuk dorëzohesh me shpresë se do të vijë kjo ditë. Por, e sheh, je dëshmitare vetë ti se kjo ditë nuk erdhi, nuk vjen, dhe Zoti e di se a do të vijë ndonjëherë. Përse? Sepse gjithmonë të thonë se nuk je i  pranuar në punë pasi që nuk je i kualifikuar! Pak sa e çuditshme!?

I diplomuar në ndonjë sferë, magjistër apo doktor shkence edhe pa kualifikuar?! Ndërsa, person me shkollë të mesme ose me diplomë të blerë, me një pikë diturie, praktike dhe pa moral qenka i kualifikuar! Kjo ndodh në realitetin në Maqedoni.

Nëse ti nuk shkon t’ia mbushësh xhepin dikujt që i ka në dorë disa punë që janë të lidhura me punësimet, ose nuk je i afërt shumë i ngushtë i tij, ose nuk je piun partie e atëherë mund të ëndërrosh sa të duash por nuk mund  të punësohesh asnjëherë në Maqedoni.  Për këto çështje edhe hulumtime shkencore kanë vërtetuar se nepotizmi dhe partitë politike në Maqedoni janë kyçe në çështjet e punësimit.

E tani, duke i lënë anësh disa çështje që duhet trajtuar si të rëndësishme gjatë edukimit, sepse është kapitull më vete, le të parashtrojmë disa pyetje për ata persona që mbajnë përgjegjësi gjatë procesit të punësimit në këto institucione, nëse arrijnë e lexojnë këtë shkrim

* Përse e shkolloni fëmiun tuaj? Për të marrë dituri, formuar integritet dhe patur një karakter që i ngjan një njeriu akademik? Ose thjeshtë për të marrë diplomë universitare sikurse të tjerët dhe për të thënë se djali/vajza ime janë diplomuar.

  • * Jeni të bindur se mbasi të mbarojnë shkollimin do ta kenë vendin e sigurt të punës, pasi që prindi i tyre është funksionar i lartë.
  • * A mendoni ndonjëherë se mund të ndodhë që mos jeni askushi? Dhe fëmijët të të mbesin në rrugë?
  • * A e keni ndërgjegjen e pastër kur  selektoni  kandidatët për vendet konkrete të punës? …Ka shumë pyetje që edhe çdokujt mund ti bien ndërmend.

A mendohet njëherë dikush nga qeveritarët se disa prindër, fëmijët e tyre për në ciklet universitare i kanë nisur duke ndarë kafshatën e bukës për to. Kanë bërë çmos që fëmiu i tyre të arrijë me sukses dhe dituri diplomimin, me qëllim që pastaj tu sigurojë kafshatën e bukës dhe një jetë normale familjes së tyre? A mendohet dikush nga qeveritarët se po ata mund të ndodhen një ditë në situatat e tyre? A mendohen ata se duke lënë rrugëve klasën e ditur, zellshme, etike e shkatërrojnë shoqërinë? Sepse një shoqëri nëse udhëhiqet nga persona të ditur, të zellshëm në punë, etik mund të bëhet shoqëria më e mirë dhe me më pak probleme?

Shoqëria duhet të ketë shembull përpara vetes që mund ta ndjekë, e ndërkaq shoqëria jonë ndjek model të gabuar, për atë shkak jemi edhe këtu ku jemi.

Më në fund kisha parashtruar një pyetje për të gjithë: Mbasi sistemi i punësimit në Maqedoni qenka i këtillë, a kemi nevojë të edukohemi dhe përsosemi, kurse në asgjë nuk kemi guxim të ngitemi në këmbë dhe të themi se ata janë gabim?!

Tags

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close